NGA E HËNA PRITET DIMËR I VËRTETË NË RMV

NGA E HËNA PRITET DIMËR I VËRTETË NË RMV

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina.

Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 14 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jug-lindor.

Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë.

Gjatë fundjavës priten reshje të herëpashershme shiu, të cilat të dielën do të jenë më të dendura në disa vende.

Nga e hëna pritet dimër i vërtetë dhe ulje të temperaturave, e bashkë me të edhe borë në disa zona të ulëta në Maqedoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.