NJË DUSH ME UJË TË FTOHTË NË MËNGJES KRAHAS PËRFITIMEVE TJERA SHËNDETËSORE JU NDIHMON TË HUMBNI PESHË

NJË DUSH ME UJË TË FTOHTË NË MËNGJES KRAHAS PËRFITIMEVE TJERA SHËNDETËSORE JU NDIHMON TË HUMBNI PESHË

Ekspertët kanë vërtetuar se sa përfitime sjell një dush në mëngjes për shëndetin tonë. Ju duhet të praktikoni të bëni një dush në mëngjes me ujë të freskët çdo ditë.

Një studim i kryer në Holandë tregoi se njerëzit që bëjnë dush të ftohtë në mëngjes mungojnë më pak në punë sesa ata që bëjnë dush të nxehtë. Studimi përfshiu më shumë se 3000 njerëz por përgjigja e saktë në pyetjen se si uji i ftohtë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve nuk është përcaktuar.

Disa ekspertë besojnë se uji i ftohtë forcon sistemin imunitar. Hulumtimi i kryer në Republikën Çeke arriti në përfundimin se sistemi imunitar i sportistëve të rinj forcohet pasi ata zhyten në ujë të ftohtë 3 herë në javë për një periudhë 6 mujore.

Përgjigja mund të gjendet në faktin se uji i ftohtë aktivizon pjesën e sistemit nervor i cili kontrollon dhe ndikon në pjesët e trurit përgjegjës për sjelljen në situata emergjente.

Sistemi nervor simpatik është përgjegjës për reagimin ndaj situatave të rrezikshme, stresuese dhe të frikshme dhe kur ai aktivizohet, sekretimi i hormonit noradrenalinë rritet.

Uji i ftohtë përmirëson qarkullimin dhe disa studime kanë treguar se është mirë nëse dëshironi të humbni peshë. Kur uji i ftohtë bie në kontakt me fytyrën ose qafën, ai gjithashtu mund të përmirësojë funksionin e trurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.