NJË PERSON VRAU TRE GRA DHE PLAGOSI TRE TË TJERA NË TIRNANË
Shqipëria është tronditur nga vrasje e 3 grave dhe 3 të tjera janë plagosura nga i njejti person, në më pak se një orë.
Dan Hutra, të mërkuren gjakftohtë dhe i armatosur u përlesh fillimisht me Marjana Gurakuqin ne Astir duke tentuar t’i marrë paratë duke e lënë atë të plagosur me thikë në dorë. Më pas ai shkoi në banesën e familjes së ish bashkëshortes së tij Elena Hysës në zonën e kodër Kamzës ku qëlloi me breshëri drejt grave të familjes.
Dan Hudra është afruar në oborrin e banesës së familjarëve të ish-gruas së tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke lënë pa jetë motrën e gruas dhe nusen e vëllait të saj dhe plagosi ish bashkëshorten dhe nënën e saj. Gjakftohtë pasi kreu krimin ai u largua i armatosur me mjetin e tij Benz.
Pas disa orësh arratisje, është kapur dhe arrestuar autori i masakrës së trefishtë në Tiranë, Dan Hutra. Ai është kapur nga policia në Kombinat, ku fshihej prej më shumë se 6 orësh.
REAGON PRESIDENTI
Presidenti Bajram Begaj reagoi për ngjarjen e rëndë të ditës së sotme, ku mbetën të vrara tre gra dhe u plagosën tre të tjera.
Begaj tha se fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave, nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ndërsa kërkoi që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit
“Lajmet makabre të ditës së sotme në Tiranë, ku tre gra janë vrarë e tre të tjera janë plagosur, janë tërësisht të papranueshme. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave! Fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ku dinjiteti dhe jeta e njeriut janë vlera të larta dhe të pazëvendësueshme”, tha Begaj.
Ai u kërkoi organeve ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit.
“Dënoj ashpër të gjitha ngjarjet e dhunës në familje dhe kërkoj që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit. Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht”, deklaroi Presidenti Begaj.
REAGON KRYETARJA E KUVENDIT
Leave a Reply