LEUNORA KALIQI ZGJIDHET KRYETARE E BORDIT DREJTUES TË KËSHILLIT PËR ETIKË NË MEDIA NË RMV

LEUNORA KALIQI ZGJIDHET KRYETARE E BORDIT DREJTUES TË KËSHILLIT PËR ETIKË NË MEDIA NË RMV

Leunora Kaliqi është zgjedhur kryetare e re e Bordit drejtues të Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë. Ajo është gazetare dhe moderatore në Servisin e Dytë Programor të TVM2, me më shumë se dy dekada përvojë pune. Leonora u propozua dhe mori mbështetje unanime nga anëtarët e Bordit Drejtues të SEMM, të zgjedhur në Asamblenë vjetore të SEMM të mbajtur më 19.06.2023. Ajo zëvendëson Katerina Sinadinovskën, e cila prej vitit 2015 e ka mbajtur postin e kryetares së Bordit të Drejtorëve të SEMM për dy mandate.

Nënkryetare e Bordit të drejtorëve u zgjodh Sashka Cvetkovska, redaktore në Laboratorin e Gazetarëve Hulumtues. Bordi drejtues i SEMM përbëhet nga: Leunora Kaliqi (MRT), Sashka Cvetkovska (IRL), Irena Mulachka (Fokus), Aneta Andonova (MRT), Mevaip Abdiu (TV Koha), Branko Gerovski (Plusinfo) dhe Semi Mehmeti (Almakos), ndërsa në Kuvendin vjetor u zgjodh Bordi i ri Mbikëqyrës i SEMM-së, në përbërje të të cilit ishin: Adrian Qerimi, Sasho Damovski, Sally Memed, Genur Iseni dhe Dragan Ivanovski. Synimet kryesore të Këshillit të Etikës dhe trupave punuese të shoqatës janë ngritja e standardeve profesionale në media në vend, përmes respektimit të Kodit të Gazetarëve dhe Udhëzimeve për raportim në mediat online, forcimit të shkrim-leximit mediatik dhe mos përhapjes së dezinformatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.