NJIHUNI ME DORËNTINËN AUTOMEKANIKEN FEMËR

NJIHUNI ME DORËNTINËN AUTOMEKANIKEN FEMËR

Se nuk ka profesione që ju takojnë vetëm burrave, e dëshmon Dorëntina nga Ferizaj, e cila e kryen me sukses profesionin e automekanikes në Prishtinë. Ajo për emisionin “N’Kosov Show”, thot se më herët është përballur me paragjykime dhe nënvlerësime, por tani ka krijuar besim te klientët, si e vetmja automekanike femër në Kosovë.

“Kam pasur shum problem me klient po tani është më mirë, kishte dilemma pse nji femër, si një femër, nuk din me rregullu, çka din kjo?! Por tani puna është super pom besojnë më shum, e kam bërë punën mem besu. Tash po ec mir, se më herët kishte shum problem, si mundesh ti me shtrëngu diçka, nuk ke forc, si mundesh me rregullu diçka? Si çdo punë, mashkull apo femër, kjo është punë që mësohet. Çdoher shkon duke mësuar e përforcuar sa më shum”, thot Dorëntina antimekanike në Prishtinë.

Dorëndtina këtë profesion si automekanike e ushtron prej tre vitesh, ndërsa më herët ka qenë ndihmëse e babait të sajë. Këtë profesion thot se e punon me passion. Dorëntina e ka ëndërr që në të ardhmen të hapë një servis të sajë të automjeteve, ku do të punësonte vetëm femra, që siç thot ajo, më leht ta kenë edhe femrat që drejtojnë automjete ti servisojnë veturat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.