ÇDO I TRETI FËMIJË NË RMV KA PROBLEME ME TË FOLURIN

ÇDO I TRETI FËMIJË NË RMV KA PROBLEME ME TË FOLURIN

Çdo i treti fëmijë në RMV ka probleme me të folurin dhe gjuhën dhe si arsye kryesore përmendet autizmi.

Logopedët thonë se ndërhyrja e hershme, por edhe mbështetja dhe pranimi nga mjedisi, janë kyçe për zhvillimin e tyre.

“Është shumë e rëndësishme që komuniteti t’i pranojë këta fëmijë. Të gjithë themi se i përkrahim, por askush nuk e vendos veten në gjendjen e tyre apo në atë situatë në të cilën gjenden prindërit e tyre” , thotë logopedi Bojan Bogdanovski, për Al Jazeera.

Shoqata e Autizmit vlerëson se 20,000 njerëz kanë vështirësi në të folur.

Nëpërmjet mbështetjes së Qeverisë për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim, rreth 200 fëmijë morën një asistent edukativ.

Por situata nuk është e njëjtë në arsimin e mesëm, ku shumë më pak fëmijë kanë asistentë arsimorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.