NË VEND TË BANKAVE SHKOLLORE SHUM FËMIJË NË RMV KËRKOJNË LËMOSHË

NË VEND TË BANKAVE SHKOLLORE SHUM FËMIJË NË RMV KËRKOJNË LËMOSHË

Në udhëkryqet e qyteteve, nëpër kafiteri, si dhe objekte të tjera hotelerike, por edhe në pikë pagesa të taksës rrugore dhe në pikëkalimin kufitar, hasim shpeshherë në fëmijë por edhe persona të rritur të cilët kërkojnë lëmoshë. Madje hasim edhe në gra me foshnja në duar.

Kjo çështje ka ngritur edhe shqetësimin e autoriteteve loale në Kumanovë si dhe në Qendrat për punë sociale.

“Çdo kush që dëshiron të punojë, mund të gjej punë dhe të mos i ekspozojë fëmijët e vet në gjendje të këtillë stresi. Ata  fëmijë duhet të jenë në sistemin arsimor. Nëse mundet komuna disi të ndihmojë rreth punësimit të prindërve të tyre, kurse pjesa tjetër i takon ligjit dhe sistemit.”,  tha mes tjerash kryesuesja e këshillit të Kumanovës, Ivana Gjeorgjievska.

Nga Qendra për punë sociale në Kumanovë theksojnë se për momentin kryhet mbikëqyrje e kryerjes së të drejtës së prindit ndaj 15 fëmijëve të cilët janë gjetur në rrugë. Për këtë janë vizituar familjet e tyre dhe u janë dorëzuar qortimet.

“Qendra për punë sociale në Kumanovë kryen mbikëqyrjen gjashtë mujore familjare, për të konstatuar se a ka ndryshim në sjelljet e tyre dhe se a dalin sërish në rrugë. Në rast se sërish gjenden në rrugë, atëherë u merret e drejta e prindit dhe e dërgojmë kërkesën në gjyq.”, na njoftoi Elizabeta Andellovska nga Qendra për punë sociale në Kumanovë.

Nga sektori jo qeveritarë thonë se madje dy mijë njerëz medohet se çdo ditë kërkonë lëmoshë në Shkup, pra janë lypsarë!. Hulumtimet tregojnë se në tërë territorin e vendit ka mbi katër mijë lypës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.