NJË KILOGRAM FRUTA VENDORE NË JAVË PËR FËMIJËT NGA INSTITUCIONET PARASHKOLLORE

NJË KILOGRAM FRUTA VENDORE NË JAVË PËR FËMIJËT NGA INSTITUCIONET PARASHKOLLORE

Fëmijët nga institucionet parashkollore do të marrin fruta të freskëta të stinës nga prodhimi vendor si kajsi, pjeshkë, kumbulla, dardha dhe mollë gjatë pesë muajve, me çrast çdo fëmijë duhet të marrë nga një kilogram fruta në javë.

Ministrat e Punës dhe Politikës Sociale dhe të Bujqësisë, Jovanka Trenchevska dhe Ljupço Nikollovski, sot shpallën fillimin e programit për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023, i cili përfshin të gjitha kopshtet në vend dhe ofron fruta të freskëta sezonale çdo ditë, për çdo fëmijë.

Me këtë program të Ministrisë së Bujqësisë, do të mbulohen 38 mijë fëmijë nga të gjitha kopshtet e vendit.

“Në bashkëpunim me kompaninë “Novo Nordisk” dhe UNICEF-in dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet përkatëse, kemi bërë ndryshime në Rregulloren për standardet dhe normat e të ushqyerit në kopshte, të cilat parashikojnë rritje të marrjes së frutave dhe perimeve të freskëta. Lista mujore e vakteve duhet të jetë e ndryshme çdo ditë, sepse klima jonë ka një përzgjedhje të pasur të frutave dhe perimeve, për përgatitjen e vakteve në çerdhe”, tha ministrja Trençevska gjatë vizitës së saj në çerdhen “13 Nëntori”.

Ministri i Bujqësisë informoi se në seancën e djeshme të Qeverisë është miratuar Programi për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023.

“Ky program është vazhdimësi e asaj që kemi filluar vitin e kaluar, por tani me dyfishin e buxhetit. Për këtë vit kemi ndarë 40 milionë denarë, me të cilat do të blihen 880.000 kilogramë fruta të klasit të parë, së paku 90.000 kilogramë kajsi, 175.500 kilogramë pjeshkë, 168.000 kilogramë kumbulla, 74.000 kilogramë dardha dhe 370 kilogramë mollë. Çdo fëmijë do të marrë një kilogram fruta të freskëta të stinës në javë. Ky është qëllimi që fëmijët të hanë fruta të freskëta të përshtatshme për stinën në të cilën prodhohen”, tha Nikollovski.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.