PËRVEÇ 9 MUAJ PUSHIM PËR NËNËN PARASHIHET PUSHIM 4 MUJORË EDHE PËR BABAIN

PËRVEÇ 9 MUAJ PUSHIM PËR NËNËN PARASHIHET PUSHIM 4 MUJORË EDHE PËR BABAIN

Me ligjin e ri për marrëdhënie pune, propozohet që nëna të ketë 5 muaj leje lehonie dhe 4 muaj shtesë pushim prindëror. Risi është se edhe babai do të ketë të drejtën e 4 muajve leje prindore, të cilën do ta shfrytëzojë së bashku me nënën pas përfundimit të 5 muajve të parë ose në çdo periudhë derisa fëmija të mbushë 2 vjeç.

“Leja e lehonisë zgjat 5 muaj, ndërsa leja prindërore nga katër muaj për çdo prind. Edhe pse në shikim të parë duket se është shkurtuar pushimi megjithatë, nuk është kështu, do të thotë që nëna ka 5 muaj pas lindjes së fëmijës dhe 4 muaj leje prindërore, pra, do të mbetet me fëmijën si edhe deri më tani, 9 muaj. Por, shtesë këtu janë edhe 4 muaj leje prindërore për babain, të cilët nëse do të përdoren nga babai do të thotë se fëmija do të mund të jetë nën kujdesin e familjes 13 muaj”, bëjnë të ditur nga MPPS.

Përveç kësaj, është një risi që babait do t’i takojnë 15 ditë pushim me pagesë sapo të ketë një fëmijë dhe 20 ditë nëse ka disa fëmijë njëherësh.

MPPS Trençevska bën të ditur se të gjitha mungesat e prindërve do të mbulohen 100% nga fondi. Gjithashtu, nënat pritet të kenë të drejtën e një pushimi 2 orësh, si dhe mundësi për orar fleksibël pune dhe punë në distancë. Një qasje e tillë është në përputhje me Direktiven më të fundit të Komisionit Evropian, e cila i referohet barazisë së jetës private dhe profesionale. Ndryshimet në ligj janë ende në formë drafti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.