RRITET NUMRI I VAJZAVE QË BËHEN NËNA NËN MOSHËN 19 VJEÇ

RRITET NUMRI I VAJZAVE QË BËHEN NËNA NËN MOSHËN 19 VJEÇ

Në RMV vitin e kalaur ka shënuar rritje numri i vajzave që bëhen nëna nën moshën 19 vjeç. Këtë e bëjnë të ditur nga organizata “Hera”, nga e cila theksojnë se është e nevojshme të përmirësohet qasja në planifikimin familjar.

“Si pjesë e lindjeve totale në vendin tonë në vitin 2022 ka rritje të lehtë të lindjeve deri në 19 vjeç 4,9 për qind. Ndërsa, në vitin 2019 si për krahasim është 4,3 për qind. Në vendin tonë vetëm 14 për qind e grave që janë në martesë përdorin metoda moderne të kontracepsionit.”, thot Dragana Cemerska nga shoqata “Hera”.

Nga Oda e farmacistëve theksojnë se kontracepsioni modern nuk është i disponueshëm për të gjithë dhe as nuk është në listën pozitive të barnave.

“Me përgatitjen e një liste të propozuar të barnave që bien nën  barrën e fondit, mendoj se do të ketë ndryshime në pjesën e terapisë kontraceptive ku do të vendosen disa preparate dhe në këtë mënyrë ato do të jenë më të qasshme  për të rinjtë, që do të kenë mundësi për të marrë  ilaç më të lirë me recetë.”, – theksoi kryetarja  e Odës së farmacistëve, Vesna Stavrova.

Është rritur buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për kontracepsionin falas. Problemi është se nuk ka shpërndarje sipas rajoneve, por vetëm sipas klinikave thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Derisa shoqëria përballet me paragjykime për pa justifikimin moral dhe ndikimin e dëmshëm të kontraceptivëve, të ende rinjtë nuk kanë informacione të mjaftueshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.