BEBE REXHA ME LËNDIME SERIOZE GJATË KONCERTIT NË NEW YORK

BEBE REXHA ME LËNDIME SERIOZE GJATË KONCERTIT NË NEW YORK

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha me lëndime serioze pasi u qëllua me telefon në fytyrë gjatë një koncerti në New York.

Faqja ‘Pop Base’ shkroi: Nëna e Bebe Rexhës tha se ajo bëri tri qepje pasi dikush nga audienca e qëlloi me telefon në kokë gjatë koncertit.

Teksa po performonte në skenën e mbushur me fansa, një prej tyre e goditi me telefon në fytyrë, në momentin kur ajo po bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Megjithëse, nuk dihet nëse kjo ka lidhje me sulmin. Pas kësaj, këngëtarja e nominuar për “Grammy” ra në gjunjë me kokën ulur, gjersa anëtarët e ekipit nxituan për ta ndihmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.