SYTË JANË JASHTËZAKONISHT TË PREKUR NGA INFEKSIONET GJATË VERËS

SYTË JANË JASHTËZAKONISHT TË PREKUR NGA INFEKSIONET GJATË VERËS

Temperaturat e larta dëmtojnë shëndetin, përfshi edhe shëndetin e syve, pasi sytë janë  vazhdimisht të  ekspozuara ndaj papastërtive, ndotjes, ajrit të nxehtë, rrezeve të diellit dhe rrezeve UV.

Një nga problemet më të zakonshme të syve me të cilat përballen njerëzit gjatë valës së të nxehtit është tharja e syve, dhe infeksionet alergjike thotë oftalmologu Nadi Rrustemi.

Ai thekson se pacientët me alergji të syve  kujdes të bëjnë kontrollat në mjek që mjekimi të jetë adekuat.

“Edhe sytë janë jashtëzakonisht të prekur në kohën e verës ,duhet të kemi parasyshe se në këtë stinë kemi infeksine të shumta për të cilat duhet të kemi kujdes sidomos në këtë kohë të infeksioneve alergjike që paraqiten edhe tek fëmijët edhe tek të rriturit  ku duhet një kujdes i veçantë ku pavarësisht etiologjis së sëmundjes tek rastet e sëumndjes me alergji pacienti duhet të gjejë shkaktarin e alergjisë duke pasur parasysh se të gjitha infkesionet mjekohen por te alergjitë duhet të gjendet shkaktari që mjekimi të jetë adekuat”, u shpreh Nadi Rustemi, kirurg oftalmolog.

Rreziku më i madh për infektim të syve për pacientët e ndijshëm janë pishinat.

“Fëmijët gjatë kohës së verës i vizitojnë edhe pishinat ku mund të marrin edhe infeksione të ndryshme të cilat mund të barten edhe tek pacientët e tjerë  duhet të jetë një kujdes i madh që të bëjnë vizitë tek oftamologu për të marrë terapinë adekuate që të mos kemi komplikime të këtyre sëmundjeve”, theksoi Rustemi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.