ISFEKSIONET DHE VIROZAT RRISIN NUMRIN E FËMIJËVE QË KËRKOJNË NDIHMË MJEKSORE

ISFEKSIONET DHE VIROZAT RRISIN NUMRIN E FËMIJËVE QË KËRKOJNË NDIHMË MJEKSORE

Infeksionet bakteriale dhe virale po mbushin ambulancat por edhe Spitalin e Fëmijëve “Kozle”. Mjekët bëjnë thirrje që në këtë periudhë fëmijët të marrin vitamina shtesë vetëm në rast nevoje, duke iu shmangur suplementeve që reklamohen në televizione dhe rrjete sociale.

“Të gjithë fëmijët një periudhë duhet te marrin multivitamina në shurup, shkenca ka vërtetuar që nuk ka dallim mes atyre që i marrin dhe atyre që nuk i marrin, se mund të jenë vetëm të dëmshme dhe sigurisht ekonomikisht nuk janë shume të lira, ato gjëra reklamohen në televizion, nuk janë kontrolluar. Pasi që janë medikamente ndihmëse mund edhe të reklamohen.”,thot mjeku Nikolla Panovski.

Ai njëherit këshillon prindërit që të rrisin imunitetin e fëmijëve në mënyrë natyrale dhe gradualisht. “Imuniteti nuk fitohet për pesë ditë dhe më shumë varet nga gjenet që nuk mund shumë të ndikojmë aty, si dhe nga mënyra e jetesës. Në vend se të mundohemi për një jetë të shëndetshme, ushqim të shëndetshëm për fëmijët, të largohen nga kompjuterët, të dalin jashtë të luajnë, të merren me  sport, t’i dërgojmë në ajër të pastër, me një fjalë të lëvizin më shumë.”, theksoi Panovski.

Nga Spitali i Fëmijëve “Kozle” bëjnë të ditur se brenda 24 orëve kontrollohen 130 fëmijë në ambulancat e kujdestarisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.