NDRYSHIMI I MOTIT MUND TË SHKAKTOJË SHQETËSIME SHËNDETËSORE
Nëse jeni meteoropatë, këto këshilla mund t’ju ndihmojnë që të zbutni dhembjen e kokës dhe problemet e tjera.
Dhembja e kokës, krupa, marramendja, dhembjet reumatike, të fikët, migrena – këto simptoma mund të shkaktojnë shumë shqetësime, mirëpo nëse vëreni që më shpesh shfaqen kur ndryshojnë përnjëherë moti dhe temperaturat – me siguri bëni pjesë te personat meteoropatë.
Moti i ndryshueshëm dhe ndryshime të papritura të temperaturës janë posaçërisht karakteristike në këtë periudhë, transmeton Telegrafi.
Krahas këtyre simptomave, lodhja, përqendrimi i dobët, rritja e dëshirës për të fjetur gjumë, ndryshimi i humorit, probleme me pagjumësinë janë një ndër simptomat më të shpeshta të meteoropatisë.
Edhe krahas kësaj, mund zbutni këto shqetësime me ndihmën e këtyre këshillave.
- Dushi
Dushi me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë në mënyrë alternative, mund të ndihmojë. Ky ndryshim i ujit me temperatura të ndryshme mund të nxisë zgjerimin dhe tkurrjen e enëve të gjakut.
- Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik shton numrin e rrahjeve të zemrës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Kujdesuni që të ndani kohë për aktivitet fizik dhe t’ju bëhet pjesë e rutinës së përditshme. Shëtitja me ecje të shpejtë, vrapimi apo noti mund t’ju bëhen formë rekreacioni.
- Masazhi
Mënyra e tanishme e jetës përfshin një numër të madh orësh të kaluara në pozicioni ulur. Masazhet e rregullta të shpinës dhe qafës mund të nxisin qarkullimin e gjakut në tru.
- Ajri i pastër
Sa më shumë kohë kaloni jashtë, veçanërisht në natyrë dhe gjelbërim. E gjelbra dhe bluja kanë një efekt qetësues dhe gjallërues në mendjen dhe trupin tonë.
- Të ushqyerit
Nëse jeni meteorolog, hani sa më shumë ushqime të pasura me magnez – arra, fasule, brokoli, perime jeshile. Gjithashtu, një zgjedhje e mirë e ushqimeve të pasura me vitaminë B – vezë, qumësht, salmoni, fara, goca deti…
- Pushoni pak
Trupi ka nevojë për pushim. Merrni kohë për veten dhe aktivitetet që ju bëjnë të lumtur. Këshillohet që të shkoni në shtrat deri në orën 23:00 dhe të flini të paktën 7 orë.
Leave a Reply