NË RMV 1100 TË PREKURA NGA KANCERI NË GJI

NË RMV 1100 TË PREKURA NGA KANCERI NË GJI

Numri i të sëmurave me kancerin e gjirit është në rritje në RMV. Krahasuar me vitin 2018, kur kishte 750 paciente, numri tani është rritur në 1100.

Sipas mjekëve, shkaktarët e kësaj gjendje përfshijnë disa faktorë, duke përfshirë gjenetikën, mënyrën e jetesës, stresin dhe dietën.

“Lajm i keq është se ndodh që 5 deri në 6 pacientë në vit të verifikohen me simptomet e para të kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit nuk jep simptome të dhimbjes, kjo është problem se pacientet edhe kur vërejnë ndryhsime të gjirit nuk vijnë në kohë në kontrollë dhe nuk kërkonë ndihmë”, thot kirurgu Ilir Vela.

Kanceri i gjirit nuk njeh kufi moshe dhe është rrezik për të gjitha femrat, pacientja më e re ishte 21 vjeç.

Specialistët rekomandojnë që femrat të bëjnë një ekzaminim parandalues ​​të detyrueshëm pavarësisht nëse kanë simptoma apo jo. Zbulimi i hershëm nënkupton trajtim në kohë dhe zgjatje të jetës thonë mjekët./AJO.MK

Leave a Reply

Your email address will not be published.