NJË RAST I FRUTHIT ALARMON KSI-NË

NJË RAST I FRUTHIT ALARMON KSI-NË

Komisioni për Sëmundje Infektive ka miratuar disa rekomandime që kanë të bëjnë me adaptimin e sistemit lidhur me ndjekjen e rasteve të fruthit ka bërë të ditur zëdhënësi i KSI-së, Zlate Mehmedoviq.

“Gjëja e parë dhe kryesore është të rritet mbikqyrja epidemiologjike ndaj etheve për shkak se në këtë mënyrë do të mundim më shpejtë të amortizojmë procesin e rasteve të reja të detektuara. E dyta, të rritet vetëdija tek punonjësit shëndetësor dhe popullata për ekzistimin e rasteve të fruthit. E treta, ka të bëjë me mjekët amë, pediatrët dhe infektologët që me kujdes të ndjekin simptomat që janë karakteristike për fruthin” – ka deklaruar Mehmedoviq.

KSI ka shqyrtuar edhe rastin e vetëm të fruthit që është paraqitur në vend. “Bëhej fjalë për një fëmijë 13 muajsh nga Shën Nikolla. Ishte hospitalizuar në Spitalin e Shtipit. Është lëshuar për mjekim dhe izolim shtëpiak. Është në situatë stabile shëndetësore. Pritet të mos ketë pasoja për shëndetin e fëmiut” – tha Mehmedoviq.

Vaksina MRP është e obligueshme dhe mjeti i vetëm efikas për mbrojtje nga epidemia. Mosvaksinimi, mes tjerash, nënkupton edhe pasoja juridike,potencojnë nga KSI. Në vitin 2019 ishte rasti I fundit I regjistruar me simptome të fruthit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.