CILAT JANË ARSYET QË I BËJNË NJERËZIT TË QESHIN?

CILAT JANË ARSYET QË I BËJNË NJERËZIT TË QESHIN?

Qesh për t’i bërë mirë vetes apo për të bërë të tjerët të qeshin? Arsyet rreth këtyre pyetjeve të ngritura, e kanë pikënisjen tek tri çështje kryesore:

1) dëshira për të zbuluar se cila teori është baza e humorit në përgjithësi dhe veçantësia e saj;

2) kurioziteti për të pasur një ide mbi motivimet që i shtyjnë mjekët gaztorë të vazhdojnë aktivitetin e tyre, cilat janë përfitimet e kënaqësisë tek të tjerët;

3) të njohësh një aspekt që të përket, si pjesë e një shoqërie vullnetarësh gaztorë. Objekti i këtij kërkimi ka të bëjë me marrëdhënien që qëndron mes humorit, mirëqenies dhe motivimit që vjen nga e qeshura.

Për t’i dhënë një përgjigje pyetjes në fillim, një grup gaztorësh vullnetarë amerikanë dhanë shembullin e tyre në qendra spitalore dhe shtëpi të moshuarish. Në 102 rrëfime, përshtypjet pas shërbimit linin të kuptoje se pacientët apo të moshuarit, kishin përjetuar situata më dinamike, duke lënë mënjanë frikën apo arsyet se përse gjendeshin në këto qendra.

Situatat komike i kishin bërë ata të ndiheshin më mirë me veten, duke i motivuar gjendjen shpirtërore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.