ERRËSIRA ËSHTË LIDHUR GJITHMONË ME GJËRA TË FRIKSHME, POR PSE?

ERRËSIRA ËSHTË LIDHUR GJITHMONË ME GJËRA TË FRIKSHME, POR PSE?

Jo më kot shumë njerëz i frikësohen errësirës, sidomos fëmijëve, por pse?

Në fakt ka një arsye specifike që qëndron pas kësaj frike dhe shkon përtej historive të frikshme që keni parë në filma.

Të kesh frikë nga errësira sipas ekspertëve njihet si “frikë e përgatitur”. Pra që do të thotë se ne jemi të predispozuar apo të përgatitur për të zhvilluar një lloj frikë ndaj disa dukurive të caktuara, krahasuar me të tjerët, shkruan Huffington Post.

Frika nga errësira është thuajse e njëjtë me frikën që njerëzit kanë nga lartësitë, akrepat, gjarpërinjtë, etj… Ajo çfarë na frikëson vërtetë, është e panjohura- pra në errësirë ne nuk e dimë se ç’mund të na dalë para.

Kjo lloj frike mund të jetë gjithashtu rezultat i disa ngjarjeve që kanë ndodhur në jetë. Për shembull, një eksperiencë traumatike që mund të të ketë ndodhur natën, një abuzim, vjedhje, rrëmbim, etj.

Çfarë duhet të dini është se frika nga errësira mund të kthehet edhe në diçka tjetër.

Është shumë e rëndësishme ta identifikoni këtë frikë dhe të vini re nëse ndikon tek aktivitetet tuaja të përditshme apo tek mirëqenia juaj, citon Anabel.

Nëse kjo lloj frike ndikon edhe tek marrëdhëniet me njerëzit, atëherë kemi një problem më serioz dhe është e nevojshme ndihma profesionale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.