NXËNËSI KËRCËNOI ME ARMË DHE I MORI PARATË NJË NXËNËSI NË ÇAIR TË SHKUPIT

NXËNËSI KËRCËNOI ME ARMË DHE I MORI PARATË NJË NXËNËSI NË ÇAIR TË SHKUPIT

Më (19.05.2023) rreth orës 11:20 minuta në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Çairit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Çairi kanë arrestuar një person të moshës së mitur nga Shkupi.

Sipas raportit, ai i ka marrë para një nxënësi tjetër në shkollë, duke e kërcënuar me revole.

“Me të miturin është zhvilluar një intervistë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës”, njoftoi MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published.