SA RREZIKOHET SHËNDETI NGA VESHJET?

SA RREZIKOHET SHËNDETI NGA VESHJET?

Nëse nuk kaloni 24 orë në një mjedis steril, rrobat tuaja bëhen një terren pjellor për mikrobet gjatë ditës. Kjo është e vërtetë edhe nëse ato duken të pastra, dhe nuk jeni në një mjedis “të ndotur” si spitali apo zyra e mjekut, thekson Dr. Nikhil Bhayani, një specialist i sëmundjeve infektive në Texas Health Resources në Bedford, Teksas.

Pasi mikrobet si E. coli dhe stafilokoku të ngjiten në pëlhurë, ata ndoshta do të qëndrojnë atje për ca kohë, por kjo varet edhe nga cilësia e pëlhurës. Sipas hulumtimit të vitit 2020 të botuar në revistën GMS Hygiene and Infection Control, mikrobet mund të qëndrojnë për rreth 90 ditë në pambuk dhe më shumë se 200 ditë në poliestër.

Por duke pasur rroba si mjet, ato më pas mund të transferohen direkt në lëkurë. Në këtë rast, ju mund të infektoheni dhe të sëmureni, veçanërisht nëse i vishni rrobat për periudha të gjata kohore, si për shembull kur flini.

Në skenarin më të keq, mikrobet mund të hidhen në çarçafë dhe të gjejnë terren pjellor atje për t’u shumuar. Rreziku i infeksionit rritet nëse sistemi juaj imunitar dobësohet, sipas Dr. Nikhil Bhayani.
Natyrisht, ekziston edhe një rrezik tjetër. Nëse vuani nga alergjitë sezonale , poleni që ngjitet në rrobat tuaja

ndërsa jeni jashtë mund të shkaktojë simptoma, duke ndërprerë gjumin ose duke krijuar kongjestion nazal. Kjo është arsyeja pse Kolegji Amerikan i Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë rekomandon gjithmonë heqjen e rrobave të veshura jashtë dhe dushin menjëherë pas hyrjes në shtëpi kur ka një përqendrim të lartë të polenit.

Pra, praktika më e mirë është të hiqni rrobat sapo të hyni në shtëpi. Por nëse për ndonjë arsye flini me rroba, sigurohuni që të paktën të nesërmen në mëngjes të hiqni çarçafët dhe t’i lani ato, këshillon Dr. Nikhil Bhayani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.