SI TË MOS SHTONI NË PESHË NGA STRESI?

SI TË MOS SHTONI NË PESHË NGA STRESI?

Studimet tregojnë se dietat strikte i rrisin nivelet e kortizolit me 18%. Kur niveli i kortizolit rritet, sheqeri në gjak fillimisht rritet shumë dhe më pas bie. Kjo ju bën të ndiheni nevrik dhe i pangopur.

Kur truri juaj privohet nga sheqeri, nuk e keni më veten nën kontroll dhe vullneti juaj thyhet lehtësisht. Nëse ju hahet diçka e ëmbël ose e kripur, hajeni! Është më mirë të plotësoni dëshirat e vogla, para se kortizoli të dalë jashtë kontrollit tuaj.

Hani një copë çokollatë, por vetëm një. Nëse jeni të kujdesshëm dhe e përmbani veten, nuk ka asgjë të keqe t’i dorëzoheni dëshirave.

Kombinimi i stresit me kafeinën rrit nivelet e kortizolit më shumë se stresi vetëm. Më tepër stres, do të thotë nivele më të larta të kortizolit. kjo bën që të hani edhe më tepër prej stresit.

Flini 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë ndikon në uljen e stresit. Gjitashtu, një studim i ri tregon se mungesa e gjumit rrit nivelet e grelinës, një hormon që rrit urinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.