SPANJA VENDI I PARË NË EVROPË QË LEJON PUSHIMIN MJEKSORË MENSTRUAL

SPANJA VENDI I PARË NË EVROPË QË LEJON PUSHIMIN MJEKSORË MENSTRUAL

Parlamenti i Spanjës, ka miratuar një ligj që u jep leje mjekësore me pagesë grave që vuajnë nga dhimbje të forta mensturale, duke u bërë vendi i parë evropian që avancon një legjislacion të tillë.

Ligji, synon të thyejë një tabu mbi këtë temë, ka thënë qeveria e majtë spanjolle, shkruan Medical Xpress.

Pushimi menstrual aktualisht ofrohet vetëm në një numër të vogël vendesh anembanë globit, si Japonia, Indonezia dhe Zambia.

Legjislacioni u jep të drejtën e pushimit – punonjësve që përjetojnë dhimbje periodike mensturale për aq kohë sa u nevojitet, me sistemin shtetëror të sigurimeve shoqërore.

Ashtu si me lejen e paguar për arsye të tjera shëndetësore, kjo çështje kërkon miratimin e mjekut, megjithëse kohëzgjatja e pushimit mjekësor nuk është e specifikuar në ligj.

Rreth një e treta e grave vuajnë nga dhimbje të forta menstruale, sipas Shoqatës Spanjolle të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

“Periodat menstruale nuk do të jenë më tabu,” tha Montero pasi ligji u miratua fillimisht nga kabineti në maj 2022.

“Nuk ka më të punojmë me dhimbje, jo më të marrim pilula përpara se të mbërrijmë në punë dhe të fshehim faktin se kemi dhimbje që na bëjnë të paaftë për të punuar.”

Legjislacioni i ri gjithashtu lejon të miturit e moshës 16 dhe 17 vjeç të kryejnë një abort pa lejen e prindërve, duke anuluar një kërkesë të paraqitur nga një qeveri e mëparshme konservatore në 2015.

Spanja, një lider evropian për të drejtat e grave, dekriminalizoi abortin në vitin 1985 dhe në vitin 2010 miratoi një ligj që lejon gratë të zgjedhin lirshëm abortin gjatë 14 javëve të para të shtatzënisë në shumicën e rasteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.