TEMPERATURAT E LARTA JO VETËM DITËN POR EDHE NATËN PARAQESIN RREZIK PËR SHËNDETIN

TEMPERATURAT E LARTA JO VETËM DITËN POR EDHE NATËN PARAQESIN RREZIK PËR SHËNDETIN

Vapa është e rrezikshme dhe shpesh vdekjeprurëse, sidomos për të miturit dhe të moshuarit. Sidoqoftë, rreziku për shëndetin nuk vjen vetëm nga vapa gjatë ditës por edhe temperaturat e nxehta gjatë natës.

Drobitja nga vapa është më se e zakonshme jo vetëm gjatë ditës por edhe natën. Ajo ndodh kur temperatura e trupit rritet deri në 39.5 gradë.

Kjo drobitje shoqërohet me të përziera, dhimbje koke, marramendje apo humbje të vetëdijes.

Njerëzit e prekur nga sëmundjet e zemrës apo obeziteti janë më të rrezikuar nga pasojat negative të vapës jo vetëm gjatë ditës por edhe gjatë natës.

Rreziku është i lartë gjatë natës kur njeriu është në gjumë dhe nuk është freskuar mjaftueshëm. Kjo ndodh sepse njeriu nuk është i vetëdijshëm në luhatjet e temperaturave gjatë natës dhe ndikimit në shëndet.

Ekspertët këshillojnë që përpara gjumit të shmangni aktivitetet e mundimshme fizike për sa kohë temperatura e trupit nuk është ulur akoma.

Ekspertët paralajmërojnë se zonat urbane janë ishuj të mirëfilltë nxehtësie në verë ndërsa jeta në zonat rurale është më e freskët.

Për më tepër, zonat me një popullsi mbi 1 milionë njerëz kanë një temperaturë që është 1.8 deri në 5.8 gradë më e lartë se zonat e tjera. Kjo situatë vështirësohet më shumë gjatë natës ku temperatura mund të arrijë deri në 22 gradë më shumë se në fshat.

Gjatë natës, godinat e qytetit çlirojnë nxehtësinë e akumuluar gjatë ditës dhe kësisoj trupi i njeriut e ka të vështirë të rimëkëmbet nga ekspozimi afatgjatë në diellin e ditës.

Ekspertët thonë se është e rëndësishme që të qëndroni në ambiente me ajër të kondicionuar dhe të hidratoheni shumë dhe të bëni gjithçka që është e mundur që të ulni temperaturën e trupit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.