VIT PAS VITI NË RMV PO RRITET NUMRI I RASTEVE ME KANCER NË GJI

VIT PAS VITI NË RMV PO RRITET NUMRI I RASTEVE ME KANCER NË GJI

Rastet e grave me kancer në gji vit pas viti po shënon rritje. Në vitin 2018 kishte 750 pacientë, por ky numër aktualisht ka arritur në 1100 gra të moshave të ndryshme. Shkak për rritjen e rasteve të kancerit në gjy dyshohet të jenë më tepër faktorë, duke përfshirë shtazaninë, ajrin e ndotur, stresin dhe faktorin gjenetik.

Sipas onkologut Ilir Ismaili, çdo grua duhet të bëjë kontrolle duke përfshi eho, një ose dy herë në vit pas moshës 25 vjeçare, kurse pas moshës 35-40 vjecare duhet të fillohet me skrining ose mamografi, çdo dy deri tre vjet.

“Kohën e fundit kemi vërejtje që kemi një rritje rapide të rasteve të reja me kancer të gjëndrës së gjirit. Edhe atë numri ka arritur rreth 1100 pacientë të diagnostikuar, pacient të ri të diagnostikuar me karcinomë të gjëndrës e gjirit “, tha Ilir Ismaili, specialist i Onkologjisë dhe Radioterapisë.

Kirurgu Ilir Vela si më të rrezikuara përmendi grat shtatzëna dhe gratë mbi moshën 35 vjeçe.

“Për ne kirurgët është situatë e gëzueshme kur e trajtojmë pacientin vetëm me ndërhyrje kirurgjikale nuk do të duhet të edhe tretman onkologjik. Ndërsa lajmi i keq është se neve na ndodhë që 5 deri në 6 paciente në vit të cilat janë diagnostikohen dhe verifikohen me stadium të lartë të kancerit të gjirit. Unë i thash të gjitha masat që sjellin deri te kjo situatë, e para dhe si e para kanceri i gjirit nuk jep simptoma të dhimbjes”, tha kirurgu torakal Ilir Vela.

Një nga faktorët që e ul rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje te gratë është ushqyerja me gji, thonë onkologët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.