ÇDO DITË ËSHTË NJË SHANS I RI

ÇDO DITË ËSHTË NJË SHANS I RI

Egzistojnë disa parime që duhet t’u përmbaheni në mënyrë që të ndryshoni jetën, ose të paktën të krijoni një bazë të mirë për të ardhmen. Lejojini vetes të guxoni, kënaqeni, ëndërroni, fantazoni dhe dëshironi. Hapni zemrën dhe duart tuaja ndaj gëzimit dhe dashurisë sepse çdo ditë është një shans i ri dhe çdo ditë mund të jetë një fillim i ri. Bëhuni ndryshimi që dëshironi të shihni tek të tjerët dhe rreth jush. Besoni në jetë sepse jeta ju do dhe ju mbështet.

DISA NGA PARIMET JANË:

1. Mos fajësoni të tjerët, sepse secili është përgjegjës për përvojat e veta.

2. Çdo mendim që mendoni sot krijon të ardhmen tuaj nesër.

3. Mos harroni se ka vetëm mendime, dhe ato mund të ndryshojnë.

4. Falënderoni mendimet negative, lërini të kalojnë dhe zëvendësojini me mendime të reja pozitive.

5. Falni të kaluarën, sepse lënia e së shkuarës çliron.

6. Falni veten dhe të gjithë rreth jush, falja shëron.

7. Pranojeni veten ashtu siç jeni tani dhe këtu.

8. Falënderoni çdo ditë për gjithçka që keni.

9. Lini kohë për veten tuaj, shpërblejeni veten dhe lavdëroni.

10. Jetoni në momentin e tanishëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.