ELMAZI: GRATË NË PALESTËR DHE SPORTISTET TË PARAGJYKUARA 

ELMAZI: GRATË NË PALESTËR DHE SPORTISTET TË PARAGJYKUARA

Paragjykime nga burrat thuajse nuk ka aspak, thotë sportistja Zarife Elmazi, duke u përgjigjur për rritjen e numrit të grave që merren me sport dhe që vizitojnë palestrat sportive.

“Besoj se çdo burrë dëshiron që bashkëshortja e tij të duket bukur, të duket mirë, të ketë një energji pozitive sepse ajo reflekton edhe në shtëpi. Njejtë nuk ka as paragjykime mes femrave. unë shoh në palestrën time që gratë ndihmohen mes tyre”, tha ems tjerash Zarife Elmazi në Klan Debat.

Edhe Afaristja Gëzime Fejzi thekson se gjatë periudhës që merret me biznes është përballur me paragjykime e stereotipe nga më të ndryshmet. Sipas saj, trajtimi që i është bërë asaj në tregun e punës nuk ka qenë i njejtë sepse në Maqedoni, kryesisht bizneset drejtohen nga burrat. Fejzi thotë se edhe në aplikimet për projektet të ndryshme brenda dhe në ato IPARD është refuzuar, duke përmendur edhe shembuj tjerë të afaristeve gra, që ishin refuzuar  njejtë.

Nga ana tjetër, aktivistja për të drejtat e grave, Liridona Beqiri mendon se refuzimi në projektet për fondet nga Bashkimi Evropian refuzimet nuk kanë të bëjnë me përkatësinë gjinore të aplikantit. Më shumë, sipas saj, ka të bëjë me procedurat e ngarkuara burokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.