ECJA ZVOGLON RREZIKUN E VDEKJES THONË STUDIMET

Portrait of Happy Young couple on the field in spring

ECJA ZVOGLON RREZIKUN E VDEKJES THONË STUDIMET

Hulumtimi i publikuar në revistën “JAMA Netvork Open” zbulon se ecja vetëm e 8.000 hapave një ose dy herë në javë mund të jetë e mjaftueshme për të zvogëluar rrezikun e vdekjes.

“Për personat që nuk arrijnë të ushtrojnë rregullisht për shkak të punës apo detyrimeve familjare, ecja është ideale, për të ruajtur shëndetin”, tha autori i studimit Dr. Kosuke Inoue.

Ajo që studiuesit zbuluan ishte se njerëzit që bënin 8000 ose më shumë hapa në ditë një ose dy herë në javë kishin shkallë më të ulët të vdekjes gati sa ata që bënin të njëjtin numër hapash çdo ditë.

Me fjalë të tjera, ata zbuluan se njerëzit që bënin 8,000 hapa një deri në dy ditë në javë kishin një rrezik 15% më të ulët për të vdekur gjatë 10 viteve të ardhshme, ndërsa njerëzit që arritën pikën 8,000 hapa tre deri në shtatë ditë në javë kishin 16, 5% rrezik më të ulët.

“Studimi ynë sugjeron se ecja, edhe disa herë në javë, ka përfitime të rëndësishme shëndetësore. Çelësi është të lëvizësh. Nëse jeni këmbëngulës, numri i hapave që mund të bëni do të rritet me kalimin e kohës.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.