STRESI I PARTNERIT TUAJ NDIKON NË PESHËN TUAJ TRUPORE

STRESI I PARTNERIT TUAJ NDIKON NË PESHËN TUAJ TRUPORE

Një studim i ri i bërë nga profesorët e Institutit për Kërkime Sociale të Universitetit të Miçiganit vë në pah se niveli i stresit të partnerit tuaj ndikon në peshën tuaj trupore.

Sipas tyre, nëse partneri juaj është i prirë ndaj stresit, kjo mund të ndikojë negativisht në peshën tuaj trupore, duke bërë që të shtoni më shumë kilogramë se sa që duhet.

“Ndërhyrjet për reduktimin e stresit duhet të synojnë çiftet dhe jo individët”, thuhet në hulumtim.

Më tutje të studim thuhet se një tregues i yndyrës së tepërt të barkut dhe një faktor rreziku për shumë sëmundje të ndryshme duke përfshirë diabetin dhe sëmundjet e zemrës, është i lidhur drejtpërdrejt me nivelin e stresit të partnerit tuaj.

Në këtë studim janë përfshirë më shumë se 2 000 gra dhe burra të martuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.