CILA ËSTË NGJYRA MË E PËRSHTATSHME E VESHJES PËR NJË EVENT OSE TAKIM?

CILA ËSTË NGJYRA MË E PËRSHTATSHME E VESHJES PËR NJË EVENT OSE TAKIM?

Kreatorët e modës përveç modeleve u kushtojnë rëndësi të veçantë ngjyrave dhe asaj se si ndikojnë ato në perceptimin për personat që i kanë veshur. Zgjedhja e veshjes perfekte për një event është vetë e vështirë sidomos për gratë. Një studim po mbështet atë që kemi ditur prej kohësh: e zeza me ndonjë detaj të bardhë është mënyra më e mire e përzgjedhjes.

Kompania britanike Buy T-Shirts Online (një furnitor për kompanitë si American Apparel) bëri një sondazh me 1,000 persona, të cilëve iu kërkua të kombinonin ngjyrat me tipare të personalitetit. E zeza ishte në krye për gati çdo cilësi pozitive, përfshirë vetëbesimin, inteligjencën apo të qenit seksi, që e bën atë zgjedhjen e parë për gjithçka nga intervistat e punës, te takimet e para e deri te dasmat.

Në rast se po pyet për besueshmërinë e këtyre rezultateve, faqja Quartz vë në dukje që preferenca dhe fuqia pozitive e së zezës është vërtetuar edhe nga studime shkencore të besuara të së shkuarës. E kuqja ishte preferuara e meshkujve te gratë, kur pyeten cila u duket më tërheqëse te seksi tjetër. Edhe gratë kanë zgjedhur ngjyrën e pasionit kur pyeteshin si do ndiheshin më seksi në takimin e parë. Megjithatë, arroganca dhe mungesa e inteligjencës ishin gjithashtu cilësi shumë të shoqëruara me këtë ngjyrë të guximshme duke e bërë një opsion të pavlerë për mjediset profesionale..

Leave a Reply

Your email address will not be published.