SI TI MIRËMBANI FLOKËT GJATË DIMRIT?

 

SI TI MIRËMBANI FLOKËT GJATË DIMRIT?

Periudha e dimrit krahas viruseve të cilët ndikojnë në dobësimin e sistemit tonë imunitar ajo gjithsesi ndikon edhe më dobësimin e flokëve. Shpesh dëshpërohemi nga hollimi i flokut por edhe nga këputja pasiqë në këtë kohë nuk marrim vitaminat e zakonshme dhe flokët nuk ajrosen mjaftueshëm. Prandaj duhet të kujdeseni tani sa më shumë për një shkëlqim dhe shëndet të flokut tuaj. Shmangni tharjen e tepërt të flokëve gjatë ditëve të ftohta të dimrit, drejtimin e tyre apo modelet me flokë kaçurrela.  Mos të harrojmë pa përmendur një ndër shkaktarët kryesor të rënies së flokut, stresi. Nëse jeni nën stres të vazhdueshëm, atëherë është e mundur që ky të jetë edhe problemi i rënies së flokëve tuaja apo i dobësimit të tyre. Ne ju sjellim disa këshilla se si të mirëmbani flokun tuaj gjatë dimrit.

PËRDORIMI I VAJRAVE

Nëse jeni duke kërkuar të zbusni flokun tuaj, ta trajtoni zbokthin dhe lëkurën e kokës të thatë, ti jepni fortësinë dhe shkëlqimin e duhur flokëve në mënyrë natyrale, vajrat esencialë janë shumë të dobishme. Pa harruar që vajrat esencialë janë natyrale, ato nuk janë kimikate të rrezikshme dhe janë më të mira për mjedisin dhe shtëpinë tuaj.

VAJRAT MË TË MIRA PËR FLOKUN TUAJ

Vaji i livandës nxit rritjen e flokëve.  Ai gjithashtu bën të mundur gjithashtu thellimin e folikulave të flokëve dhe trashjen e shtresës termike. Ky vaj ka veti anti-mikrobike dhe mund të përdoret për të luftuar çrregullimet bakteriale dhe kërpudhat. Disa përfitime të tjera të vajit të livandës janë aftësia e tij për të zbutur kokën dhe për të shëruar lëkurën dhe flokët e thatë. Duke qenë se stresi emocional është një faktor që mund të kontribuojë në rënien e flokëve, vaji i livandës mund të përdoret për të krijuar një mjedis të qetë dhe pa stres.

ROZMARINA

Vaji i rozmarinës është një nga vajrat kryesorë esencialë për trashjen dhe rritjen e flokëve. Kur bëhet fjalë për shëndetin e flokëve, përfitimet e vajit të rozmarinës përfshijnë parandalimin e rënies së flokëve, ngadalësimin e procesit të daljes së thinjave dhe trajtimin e zbokthit dhe kokës së thatë. Për të përdorur vajin e rozmarinës merrni 3-5 pika dhe përziejeni me vajin e ullirit dhe më pas bëni masazh kokës tuaj për rreth dy minuta. Më pas lëreni në flokë për 3 deri në 4 orë dhe pastaj i lani ato.

KAMOMILI

Vaj kamomilit është një vaj esencial i mrekullueshëm për flokët, sepse shton shkëlqimin dhe butësinë e flokëve ndërsa zbut lëkurën tuaj të kokës. Ai i jep edhe shkëlqim flokut tuaj. Përzini 5 pika vaj esencial të kamomilit me një lugë gjelle kripë deti dhe 5 lugë gjelle sode buke. Përdorni ujë të ngrohtë për të krijuar një pastë dhe aplikoni përzierjen në flokët tuaj. Bëni masazh në rrënjën e flokut, mbajeni për rreth gjysmë ore dhe më pas e shpëlani.

MENTA

Vaj esencial i mentës ndihmon për të stimuluar lëkurën e kokës dhe trajtuar zbokthin, madje edhe parazitët, për shkak të vetive të fuqishme antiseptike. Hulumtimet tregojnë se vaji i mentës stimulon rritjen e flokëve. Ai ka një ndjesi të këndshme ftohëse kur aplikohet dhe ndihmon për të ulur inflamacionin e lëkurës. Përveç këtyre përdorimeve , ajo gjithashtu funksionon për të aktivizuar mendjen tuaj, për të rritur gjendjen e humorit tuaj dhe për të lehtësuar tensionin ose dhimbjen e kokës. Vendos 2-3 pika të vajit esencial të mentës në shampon ose balsamin tuaj për një zgjim dhe gjallërim të shpejtë gjatë dushit të mëngjesit.

VAJI I KOKOSIT

Vaj kokosi përmban acide yndyrore të mesme, duke përfshirë acid laurik dhe acid kaprik, që kanë veti të forta antivirale, antimikrobike dhe antifungale. Këto veti ndihmojnë për të pastruar tërësisht flokët dhe lëkurën e kokës, duke ndihmuar kështu parandalimin dhe trajtimin e problemeve si zbokthi.

VAJ ULLIRI

Vaji i  ullirit  është një burim i vitaminës E dhe antioksidantëve tjerë. Disa përfitime të vajit të ullirit përfshijnë aftësinë e tij për të hidratuar dhe zbutur lëkurën, duke punuar për të larguar lëkurën e thatë dhe zbokthin.

VAJI I BAJAMES

Si për lëkurën ashtu dhe për flokët vaji i bajames është një mënyrë e mirë për të hidratuar flokët e thatë e të djegur. Ky vaj i ndihmon flokët të kenë një pamje më të shkëlqyeshme dhe t’i ndjeni ata më të butë. Mjafton ta përdorni disa herë në javë në formën e maskës siç shpjeguam më sipër e më pas t’i lani flokët si zakonisht.

VAJI I SUSAMIT

Megjithëse mund të mos e keni dëgjuar shpesh, vaji i susamit është një mrekulli sa i përket shëndetit të flokëve dhe jo vetëm. Përmban shumë yndyrë dhe kjo e bën perfekt hidratimin e skalpit të kokës duke parandaluar kështu edhe shfaqjen e zbokthit, por edhe duke rigjeneruar fijet e dëmtuara të flokëve. Këtë vaj të pasur me antioksidantë, vitamina e minerale, mjafton ta masazhoni mbi kokë 1-2 orë para se të laheni dhe më pas të vazhdoni me procesin e larjes së flokëve si zakonisht.

VAJI I RICINIT

Ricini është një prej helmeve më të forta në botë, por vaji i tij nuk është aspak toksik. Në të vërtetë është kurativ. Vaji i ricinit quhet ari i lëngshëm për flokun. Jo vetëm që i jep flokut një paraqitje të shëndetshme , por e përmirëson edhe teksturën, përshpejton rritjen dhe ka ndikim të mirë në të. Është i trashë, në ngjyrë të artë dhe përfitohet nga përpunimi i ftohtë i fryteve të bimës së ricinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.