VALA E TË NXEHTIT DHE NDIKIMI QË KA NË PROCESIN E GJUMIT

VALA E TË NXEHTIT DHE NDIKIMI QË KA NË PROCESIN E GJUMIT

Ngrohtësia e verës zakonisht mirëpritet me krahë hapur por ne shpesh harrojmë se sa e vështirë mund të jetë të flemë një natë të mirë gjatë një vale të nxehtë. Të gjithë kësaj kur ia shtojmë temperaturat ekstreme dhe valën e të nxehtit atëherë gjumi bëhet një proces vështirë i realizueshëm.

Të gjithë e dimë rëndësinë e gjumit dhe ndikim që ka ajo në mirëqenien tonë por netët e kaluara në temperatura shumë të larta, pa ventilator ose ajër të kondicionuar janë të vështira.

Sipas Dr Nerina Ramlakhan, një eksperte gjumi në Silentnight, temperatura optimale e dhomës së gjumit për të fjetur është midis 16 dhe 21 gradë C dhe truri duhet të jetë pak më i ftohtë se pjesa tjetër e trupit tuaj.

“Një gjumë i mirë i natës është i rëndësishëm për të përpunuar informacionin gjatë ditës si dhe për të riparuar dhe ribalancuar trupin fizikisht dhe mendërisht. Në mënyrë që ne të flemë mirë ideale do të ishte të ketë një ndryshim të pjesshëm të temperaturës midis trupit tonë dhe trurit tonë – një trup i ngrohtë dhe një kokë e ftohtë!”, thotë Ramlakhan për The Independent.

Këtu janë 20 mënyra për t’ju ndihmuar të flini kur është vapë:

  • Vendoseni shtresën tuaj të gjumit në frigorifer për disa minuta (megjithatë vendoseni fillimisht në një qese plastike). Nëse nuk keni shumë vend në frigorifer mjafton ta vendosni vetëm këllëfin e jastëkëve.
  • Mbushni një shishe me ujë të ftohtë dhe vendoseni në ‘pikat ftohëse’ të trupit tuaj: gjunjët, kyçet e këmbës, kyçet, qafën, ijën dhe bërrylat. Ju gjithashtu mund të mbushni një shishe me të freskët, ta ngrini dhe ta merrni me vete në shtrat.
  • Hidratojeni trupin para gjumit me një krem ​​i cili përdoret pas diellit me bazë aloe vera, i mbajtur në mënyrë ideale në frigorifer.
  • Mbushni një shishe të zbrazët me ujë të ftohtë dhe mbajeni pranë shtratit, spërkateni në fytyrë, në pjesën e pasme të qafës dhe në pjesën e pasme të gjunjëve për t’u ftohur.
  • Përdorni pizhame pambuku dhe çarçafë të hollë pambuku të pastër për shtratin tuaj – pambuku me cilësi të lartë është materiali ideal i shtratit për të fjetur.
  • Sigurohuni që të mos hani shumë proteina pasi kjo në fakt mund të ngrohë trupin tuaj duke rritur shkallën tuaj metabolike, sipas ekspertit të gjumit Dave Gibson.
  • Hani ushqim pikant por të paktën tre orë para gjumit pasiqë mund t’ju bëjë të djersiteni, gjë që ftoh trupin.
  • Ushtroni në mëngjes dhe jo në mbrëmje për të parandaluar që trupi juaj të nxehet shumë.
  • Mbajeni dushin e mbrëmjes të vakët për të ulur temperaturën e trupit. Megjithatë, mos përdorni ujë të ftohtë pasi trupi juaj do të reagojë ndaj ndryshimit të papritur të temperaturës duke ruajtur nxehtësinë.
  • Ndryshe nga besimi popullor, Gibson thotë se duhet t’i mbajmë dritaret të mbyllura gjatë ditës për ta mbajtur shtëpinë më të freskët. Mbani të mbyllura edhe perdet.
  • Fikni të gjitha pajisjet elektrike në dhomën e gjumit pasi ato lëshojnë nxehtësi. Fikni edhe prizat.
  • Mbani këmbët tuaja të ftohta ose duke i mbajtur jashtë mbulesave ose duke i mbështetur në një pako akulli.
  • Vendosni një tigan të mbushur me akull përpara një ventilatori për të ftohur ajrin.
  • Pini ujë rregullisht gjatë ditës por jo shumë gjatë natës.
  • Flini në një shtrat të ndarë nga partneri juaj. Dy trupa dyfishi i nxehtësisë së trupit.
  • Flini poshtë nëse mundeni ndërsa vapa rritet.
  • Flini me çorape të freskëta e të lagura apo edhe një bluzë të lagur.
  • Shpëlajini kyçet dhe këmbët me ujë të ftohtë përpara se të shkoni në shtrat.
  • Nëse zgjoheni natën fërkoni një shkop mente në ballë për t’ju ndihmuar të qetësoheni, rekomandon Dr Ramlakhan.
  • Vendosni një leckë të lagur në frigorifer për një orë ose më shumë para se të shkoni në shtrat dhe vendoseni në ballin tuaj ndërsa shtriheni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.