TË PAKTËN 1 NË 5 FËMIJË 2 VJEÇ KURRË NUK I KA PROVUAR PERIMET

TË PAKTËN 1 NË 5 FËMIJË 2 VJEÇ KURRË NUK I KA PROVUAR PERIMET

Prindërt me vështirësi i bidin fëmijët kur u duhet të hanë brokoli, lakër apo perime të tjera. Të paktën 1 në 5 fëmijë 2 vjeçarë kurrë nuk i kanë provuar perimet, thotë një studim i ri.

Studimi ka konkluduar se disa prindër janë lodhur aq shumë me betejën e përditshme për t’i ushqyer fëmijët me perime, saqë kanë ndaluar së provuari.

Si rezultat i kësaj, del se më shumë se 30,000 fëmijë në Britaninë e Madhe nuk hanë perime. Studimi thotë se nëse ky problem i fëmijëve është i përkohshëm, nuk ka ndonjë dëm nga kjo punë.

Mirëpo, nëse refuzimi i tyre për të ngrënë kalcium, proteina, vitamina e minerale, mund të ketë rrezik që ai fëmijë të mos zhvillohet. Mungesa e kalciumit, që ndodhet në qumësht dhe perime të gjelbra, mund të pengojë zhvillimin dhe forcimin e eshtrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.