NISI DIMRI I VËRTETË ME BORË NË ZONAT MALORE E CILA PRITET TI KAPLOJË EDHE QYTETET

NISI DIMRI I VËRTETË ME BORË NË ZONAT MALORE E CILA PRITET TI KAPLOJË EDHE QYTETET

Qendrat rekreative dimërore, si Kodra e diellit dhe Mavrova, u “zgjuan” të mbuluara me borë.

Natën mes të hënës dhe të martën nga ndikimi i valës së ftohtë ka rënë borë në zonart më të larta mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Në Kodrën e Diellit trashësia e bores ka arritur në 12 centimetra.

Sipas hidrometeorologëve, në ditët në vijim mund të ketë rënie të bores edhe në zonat e ulëta.

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hodro Metereologjike, sot do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos në pjesët lindore, ndërsa në viset malore do të ketë rreshje të borës.

Pasdite reshjet e shiut do të kalojnë në borë dhe në disa nga vendet e ulëta me intensitet më të ulët. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në luginën e Vardarit herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 5 deri në 11 gradë.

Në Shkup kryesisht po mban mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.

Mot i ndryshueshëm dhe me periudha me diell do të mbajë edhe gjatë ditës së nesërme. Temperatura minimale do të lëvizë nga -5 deri në nji grade, ndërsa ajo maksimale nga 2 deri në 9 gradë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.