PËR SHKAK TË KRISMAVE FESTAT E VITIT TË RI JANË “MAKTH” PËR PERSONAT ME AUTIZËM 

PËR SHKAK TË KRISMAVE FESTAT E VITIT TË RI JANË “MAKTH” PËR PERSONAT ME AUTIZËM

Krismat e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike shkaktojnë trauma tek fëmijët me autizëm dhe vështirësi në zhvillim, paralajmërojnë ekspertët dhe prindërit e këtyre fëmijëve. Për shkak të këtyre krismave, fëmijët shqetësohen dhe frikësohen, duke shkaktuar  lloje të ndryshme pasojash si frika, ankthi, agresioni, sulmet,shpërthimet autoagresive e të tjera.

– Personat me autizëm dhe personat me aftësi të kufizuara zhvillimore kanë vështirësi në përpunimin e stimujve të fortë shqisorë, të tillë si dëgjimor (një zhurmë e papritur) ose vizuale (dritë e ndritshme). Për shkak të kësaj, shumë shpesh edhe situata më e vogël e tillë stresuese mund të shkaktojë një reagim të dhunshëm. Reagimet më të zakonshme ndaj stimujve të tillë janë nervozizmi i tepërt, ankthi, frika. Stimujt e fortë shqisor, nëse personi ka probleme shqisore, përjetohen si të dhimbshëm. Stimujt e fortë shumë shpesh ndryshojnë sjelljen e tyre, shpjegon mësuesja e arsimit special Milica Serafimovska.

 

Ajo tregon se disa njerëz reagojnë me sulme paniku, ankth të përgjithshëm, të qara, shpërthime agresive dhe autoagresive.

 

– Njerëzit mbyllin veshët, ndodhin edhe lëvizje stereotipe, fraza të përsëritura, gjumë i shqetësuar, rutinë e përditshme e çrregulluar, e cila është shumë domethënëse për funksionimin e personave me autizëm dhe çrregullime shqisore. Festat e Vitit të Ri janë “makth” për shumë familje dhe në vend që festat të sjellin gëzim në shtëpinë e të gjithëve, ato sjellin lot, lëndime dhe përdorimin e shumë qetësuesve, thekson Serafimovska.

Gjatë festave, në shumicën e rasteve, personat me autizëm mbyllen në shtëpi, për t’u mbrojtur nga këto stimuj të fortë dhe të paparashikueshëm.

 

Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos përdorin materiale piroteknike për shkak të shkeljes së dispozitave ligjore, por edhe rrezikut për lëndime.

Shitja, gjegjësisht blerja dhe aktivizimi i fishekzjarreve  dhe mjeteve piroteknike  në vende publike (rrugë, oborre, hyrje të objekteve të banimit etj.) është kundërvajtje ligjore, për të cilën është paraparë gjobë prej 100 deri në 250 euro në denarë. Shpërndarja në treg në sasi më të mëdha është në kundërshtim me Kodin Penal dhe për këtë vepër të dënueshme nga neni 396 parashikohet dënim me burg nga 3 deri në 10 vjet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.