SHKUPI, QYTETETI KU QYTETARËT THITHIN HELME JO AJËR THONË MJEKËT

SHKUPI, QYTETETI KU QYTETARËT THITHIN HELME JO AJËR THONË MJEKËT

Më shumë se 1500 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut.

Ndotja e ajrit është një vrasës i heshtur, thot doktor Niko Beqarovski. Sipas tij, në Shkup dhe qytete të tjera të vendit ku ndotja është alarmante, qytetarët thithin helme, jo ajër. Pasojat janë afatgjata thot mjeku.

Përveç atyre grimcave që janë të regjistruara, thithim edhe helme, dioksid squfuri, cianide… tha doktor Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë.

Përveç mushkërive, nga ajri i ndotur vuajnë edhe nervat dhe mëlçia.

Në klinikat e Shkupit regjistrohen pacientë me gjetje enzimatike të këtij organi, të cilat mund të shkaktohen edhe nga ndotja e ajrit, thotë doktor Beqarovski.

Shkupi prej një jave është ndër qytetet më të ndotura në botë dhe situata është alarmante pothuajse në të gjitha komunat kryesore të vendit dhe nuk ka asnjë masë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.