SI TA PËRBALLOJMË TË FTOHTIN NË DIMËR DHE TË MBROJMË SHËNDETIN?

SI TA PËRBALLOJMË TË FTOHTIN NË DIMËR DHE TË MBROJMË SHËNDETIN?

Gjatë dimrit, organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë nën 35° C e me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon më siç duhet duke rrezikuar shëndetin; shkakton ngushtim të enëve të gjakut dhe  përshpejtim të ritmit të zemrës. Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara si koka, këmbët e duart mund të ngrijnë. Në fillim ato humbasin ndjeshmërinë, skuqen dhe dhembin, e më pas ngrijnë duke u bërë gri dhe të padhimbshme.

Nëse kryeni sforcim fizike në ambiente të jashtme, rrezikoni të përkeqësoni sëmundjet e zemrës.

Dimri dhe temperaturat e ftohta mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj, prandaj ndiqni këto këshilla: 

-Vishuni ngrohtë dhe përdorni shall, doreza dhe kapuç kur jeni në ambiente të jashtmedhe tëftohta.

-Evitoni të qëndroni gjatë në ambiente të jashtme në ditët e ftohta, me erë dhe sidomoskur jeni tëlagur.

-Evitoni të dilni jashtë në orët e para të mëngjesit dhe orët e vona tëdarkës.

-Ecni me kujdes e me hapa të vegjël dhe duart jashtëxhepave.

-Ushqehuni me ushqime të ngrohta e të lëngshme të përbëra nga mishi, bishtajoret, perimet, drithërat, por edhe fruta që përmbajnë vitamina dheminerale.

-Pini sa më shumë ujë dhe lëngje, sidomos nëse jeni të sëmurë dhe qëndroni vazhdimisht nështëpi.

-Qëndroni në ambiente të ngrohta dhe të ajrosura herë pas here.

Temperatura ideale për ambientin e brendshëm është 20-23° C, dhe ajrosja duhet të bëhet disa herë për të siguruar lagështinë e duhur për rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi. Mund të mbani një enë me ujë tek radiatori për të siguruar lagështinë e ajrit.

Sigurohuni gjithashtu që dyert dhe dritaret të jenë të izoluara sa më mirë. Edhe mbingrohjet e shtëpisë mund të jenë të dëmshme ashtu si dhe ngrohjet medru apo gaz, që mund të çlirojnë gazra të dëmshme për organizmin. Ndaj duhet që ambientet e brendshme të ajrosen mirë disa herë gjatë ditës, dhe të siguroheni që nuk keni rrjedhje gazrash.

Disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër janë:

-Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksiontë bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve(sinuzite).
-Sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme, acarim i astmës deri në infeksione tëmushkërisë.
-Dhimbje koke si pasojë e spazmave/ngushtimit të enëve të gjakut nëkokë.
-Rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij tek të sëmurëtkronikë.
-Shtrëngime gjoksi deri në infarkte tëzemrës.
-Probleme të qarkullimit të gjakut si: morthi, sklerodermia,etj..
-Fraktura, ndrydhje dhe dëmtime të tjera si pasojë e rrëshqitjeve nëakull.
Ngrirjet e ekstremiteteve deri në amputime (prerje) tëtyre

Për t‘u mbrojtur nga virozat e ndryshme të stinës së ftohtë, të gjithë personat me faktorë risku (përveç foshnjave nën 6 muajsh) duhet të vaksinohen me vaksinën antigrip vit pas viti.

Nëse sëmureni: me grip apo një nga virozat estinës:
Përdorni medikamente për të ulur temperaturën- Paracetamol kur ajo të rritet mbi 38-38,5° C. Nëse temperatura zgjat për më shumë se 3-5 ditë dhe është mjaft rebele, atëherë drejtohuni tek mjeku ifamiljes.

Për të qetësuar kollën, përdorni qumësht me mjaltë, çaj me sherebelë, dafinë, bli, etj dhe ajrosni herë pas hereambientet.
Ushqehuni më mirë dhe me sa më shumë lëng mishi (sidomos lëng pule),fruta, perime, duke mos harruar edhe shtimin e lëngjeve. Disa ushqime me veti anti- inflamatore apo anti-mikrobiale, shumë të mira për mbrojtjen imunitare, janë: xhinxheri, mjalti, hudhra, qepa, agrumet, lakra, specat, mollët dhe dardhët e pjekura, ekinacea,etj…

Futni këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta nëdarkë.
Mos përdorni antibiotikë, pa këshillën emjekut.

Në rastet kur temperatura e pacientit vazhdon të mos bjerë, fillon të shfaqet vështirësianë frymëmarrje, dhimbje veshi, fyti, koke, apo kraharori dhe gjendja e përgjithshme rëndohet, atëherë mund të keni një infeksion të rrugëve të sipërme apo të poshtme të frymëmarrjes, për të cilin duhet të konsultoheni patjetër me mjekuntuaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.