MOTI DERI NË FUND TË JAVËS ME RRESHJE TË SHIUT DHE BORËS

METEREOLOGËT PARALAJMËROJNË DERI NË FUND TË JAVËS RRESHJE TË SHIUT DHE BORËS

Drejtori për Punë Hidro Meteorologjike për të enjten paralajmëron reshje të shiut, sidomos në orët e pasdites dhe në orët e natës, kur reshjet lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme, me mbi 30 litra në metër katrorë dhe vende-vende të shoqëruara me bubullima.

Në male reshjet do të jenë me borë. Do të vazhdojë të fryjë erë e përforcuar e fuqishme nga drejtimi jugor me mbi 70 kilometra në orë me temperatura të larta.

Nga e premtja do të ketë ftohje të konsiderueshme dhe reshjet e shiut në disa vende gradualisht do të kalojnë në reshje të borës. Në male do të formohet shtresë e konsiderueshme e borës.

Sipas DPHM-së, deri nga mesi i javës së ardhshme do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës me intensitet të ndryshueshëm.

Në fushëgropën e Shkupit të enjten do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe do të fryjë kohë pas kohe erë nga drejtimi jugor. Të premten nga fundi i ditës dhe të shtunën na presin reshje të borës dhe formim i një shtrese më të vogël të borës.

Nga e diela deri nga mesi i javës tjetër do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës me intensitet të ndryshueshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.