MOTI I VRANËT DHE ME RESHJE LOKALE TË SHIUT

MOTI I VRANËT DHE ME RESHJE LOKALE TË SHIUT

Moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -1 deri në 5 ndërsa maksimalja do të lëviz 14 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme më intensive në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht juglindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell si dhe do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Të premten në shumë vende do të fryjë erë herë pas here e fortë (mbi 60 km/orë) nga jugu.

Nga dita e nesërme temperaturat ditore do të rriten të cilat do të jenë më të theksuara gjatë fundjavës kur në shumë vende temperaturat do të jenë mbi 20 gradë Celsius./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.