SIPAS NJË STUDIMI “ËSHTË BËRË KEQ PËR BURRA” PËR GRATË E SUKSESHME

SIPAS NJË STUDIMI “ËSHTË BËRË KEQ PËR BURRA” PËR GRATË E SUKSESHME

Gratë që ndërtojnë karrierën e tyre kanë jetë shumë më të keqe dashurie sesa ato që nuk janë aq të fokusuara në punë. Ky fakt pak a shumë i njohur tashmë ka marrë një shpjegim eksperti, bazuar në hulumtime.

Studimet e fundit kanë nxjerrë rezultate vërtetë të frikshme sa i takon faktit të femrave, të cilat e kanë mjaft të vështirë për të gjetur partnerin ideal. Një femër në karrierë kërkon edhe më shumë nga vetja, ndaj ajo dëshiron që të ketë në krah një mashkull të realizuar.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim i fundit, i kryer nga Universiteti i Bristolit.

Sa më shumë vite të kalojnë dhe sa më shumë të ngjisë shkallët e karrierës një femër, aq më shumë rriten kërkesat e saj, e ndërsa gjetja e një partneri ideal mbetet thjeshtë një ëndërr.

Por për këtë gjë studiuesit nuk fajësojnë femrat, por meshkujt. “Është bërë keq për burra”, thuhet mes të tjerash në studim.

Statistikat tregojnë se numri i femrave të pa martuara është rritur me 35.7 %. Ndërsa mosha kur një femër sjell një fëmijë në jetë është rritur ndjeshëm. Shumica e femrave bëhen nëna pas moshën 25 ose 26 vjeç.

“Ndodh sepse një femër e shkolluar dhe e realizuar, kërkon një partner në të njëjtin nivel. Dhe shumica e meshkujve u tremben femrave të tilla”, ka thënë një nga sociologet që ka qenë pjesë e këtij studimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.