VDES NXËNËSJA MË E MOSHUAR NË BOTË

VDES NXËNËSJA MË E MOSHUAR NË BOTË

Keniania Priscilla Sitieni vendosi të shkonte në shkollë në moshën 94-vjeçare dhe vdiq në moshën 99-vjeçare sipas mediave lokale. Nipi i Sami Tsepsiror i tha gazetës Standard dje (17/11) se Gogo Priscilla, siç njihej me dashuri, vdiq në shtëpinë e saj të mërkurën pas komplikimeve në gjoks.

“Gogo ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndiqte mësimet e saj deri tre ditë para vdekjes, kur pati dhimbje gjoksi që e detyruan të linte shkollën. Na bëri shumë krenarë”, tha ai.

Priscilla ishte 94 vjeçe kur ajo e bindi drejtorin e shkollës së fshatit të saj në Luginën e Riftit që ta pranonte atë në shkollën e tij , sipas UNESCO-s, e cila vlerësoi “rolin e saj si një model për komunitetin e saj dhe më gjerë”.

Në një intervistë me agjencinë e Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar, Priscilla Sitieni tha se qëllimi i saj ishte të inkurajonte nënat e reja keniane që të kthehen në shkollë pas lindjes së fëmijëve të tyre, në vend që ta braktisin.

“Doja të jepja një shembull jo vetëm (për vajzat keniane), por edhe për vajzat e tjera në mbarë botën që nuk shkojnë në shkollë. Pa arsim, nuk ka dallim mes teje dhe pulës”.

Udhëtimi i saj u kap në një dokumentar francez të quajtur Gogo, i cili e pa atë duke marrë një avion për herë të parë vitin e kaluar për të shkuar në Francë dhe për të takuar zonjën e parë Brigitte Macron.

Leave a Reply

Your email address will not be published.