NDIHMA E SHPEJTË KËTYRE DITËVE ËSHTË THIRRUR PËR SHUMË RASTE ME TEMPERATURË DHE KOLLITJE

NDIHMA E SHPEJTË KËTYRE DITËVE ËSHTË THIRRUR PËR SHUMË RASTE ME TEMPERATURË DHE KOLLITJE

Ndihma e shpejtë ditëve të fundit ka marr thirrje të shumta për raste me temperaturë të lartë dhe kollitje të pandërprerë. Qytetarët të cilët përballen me rritje të temperaturës dhe kollitjes duhet të vizitojnë mjekun amë, që të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësorë thonë nga ndihma e shpejtë. “Është rritur numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë për temperaturë të lartë e cila zgjat një kohë më të gjatë, nuk ulet apo ulet përkohësisht me ilaçe dhe sërish rritet. Ankohen edhe për kollitje të pa ndërprerë.

Intervenojmë te një pjesë e rasteve, sidomos te gjendjet e përkeqësuar, te disa japim këshilla”, thotë Elena Kareva Pilovska nga Ndihma e Shpejtë. Njëherit nga ndihma e shpejtë rekomandojnë mbajtjen e maskave dhe distancës, por edhe shëtitje në natyrë për të rritur imunitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.