PSE TË RINJËT DHE PROFESIONISTËT PO E LËNË VENDIN?

PSE TË RINJËT DHE PROFESIONISTËT PO E LËNË VENDIN?

Të rinjët, mjekët dhe njerëzit me profesione të ndryshme po largohen nga vendi çdo ditë. Ata po i sepse ose nuk po gjejnë punë, ose paguhen pak për punën që kryejnë.

“Pesë fëmijët e mijë të gjithë kanë ikur jasht shtetit. Vetëm unë me bashkëshorten kemi mbetur këtu. Ata kanë ikur për shkak të pagave të ulta, për shkak të kushteve ekonomike. Pra, asgjë nuk funksionin siç duhet”, shprehet një i moshuar nga Shkupi.

“Për një jetë më të mirë ikin, pasi këtu nuk ka punë, në fakt ka punë por nuk duan të punojnë për paga të ulta, pagat nuk mjaftojnë për të përmbushur nevojat bazë. Unë nuk mendoj të iki edhe pse parat nuk më mjaftojnë deri në fund të muajit,por skam ku shkoj”, shprehet një shkupjan tjetër.

“Të rinjët ikin sepse ska para. Të isha i ri nuk  do të kasha qëndru këtu”, thekson një qytetar rreth të 60-tave.

“Të gjithë vuajnë për një pagë më të mirë. Ka shumë arsye por këto janë bazë. Unë nuk e kam në plan të iki por të gjithë ikin për një ardhmëri më të mirë për fëmijët e tyre për një standart më të mirë të jetës. Shumica ikin sepse janë të bezdisur nga jeta, çdo ditë problem, stres i madh, ka kriza financiare, bien ne depresion. Gjithçka shtrejt pagat e ulta dhe secili dëshiron një standart ma të lartë”, shprehet një I anketuar tjetër po në kryeqytet.

Ndërsa mërgimtarët e anketuar shprehen të zhgënjyer nga institucione publike. Poashtu rrogat e ulëta bëjnë që ata as që mendojnë të kthehen ndonjë herë në RMV.

“Rrogat 200 euro-250 euro, cka me bo me ato para. Institucionet nuk janë në shërbim të qytetarëve. Unë moti kam ik nga Maqedonia jam në Bazel të Zvicrës. Kam ik për një jëtë ma të mirë dhe Do isha kthy vetëm nëse rregullohen punët”, thekson një mërgimtar nga rrethi I Shkupit.

“Për mendimin tim institucionet nuk janë në shëtbim të qytetarëve, psh nëse e thirrë policinë nuk vjen kur ke nevojë apo ambulancën. Duhet të presish nëpër korridoret e spitaleve nëse nuk ke ndonjë të njohur”, u shpreh mërgimtari.

Në nivel vjetor, mbi 9500 të rinj largohen nga vendi thonë të dhënat e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.