SËRISH MBI 2000 TË INFEKTUAR NË VEND

MBI 2000 TË INFEKTUAR NË VEND NGA KOVID-19

Në RMV edhe në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 2000 të infektuar nga Kovid-19. Nga 6.353 të testuar  janë regjistruar 2.051 raste të reja, prej të cilëve gjysma, apo 1.027 në Shkup. Njëherit, siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 276 re-infektime. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe për 7 të vdekur në 24 orët e fundit të moshës nga 48 deti në 86 vjeç. Derisa nga sistemi Termini im është njoftuar edhe për 7 të vdekur në periudhën prej 8 deri më 14 janar të moshës nga 47 deri në 89 vjeç.

Betejën me virusin e kanë fituar edhe 747 pacientë, ndërsa rastet aktive janë rritur në 18.498 persona./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.