MBI 55 PËR QIND E GRAVE NË RMV JANË EKONOMIKISHT JOAKTIVE 

MBI 55 PËR QIND E GRAVE NË RMV JANË EKONOMIKISHT JOAKTIVE

Rreth 55.1 për qind e grave janë ekonomikisht joaktive. Nga ato që hyjnë në tregun e punës, 38.3 për qind janë të punësuara. Kështu rezultojnë të dhënat nga analiza e Entit Shtetëror të Statistikave me titull “Gratë dhe Burrat” për vitin 2021.

“Shkalla e punësimit të grave në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 ishte 38.3 për qind, pra 55.1 për qind e grave janë ekonomikisht joaktive. Krahasuar, në të njëjtin vit, shkalla e pjesëmarrjes aktive të meshkujve në tregun e punës është 56.2 për qind, ndërsa shkalla e pasivitetit është 32,8 për qind. Ndryshimet në përqindjet e pjesëmarrjes së grave dhe burrave në tregun e punës çojnë në një hendek gjinor në shkallën e punësimit, i cili në vitin 2021 arrin në 20.3 për qind” – thuhet në analizën e fundit të ESHS.

Popullsia ekonomikisht aktive përfshin fuqinë punëtore në vend, pra personat e punësuar, por edhe personat që janë të papunë por që kërkojnë punë në mënyrë aktive. Personat që konsiderohen ekonomikisht joaktivë, ose jashtë fuqisë punëtore, janë personat që janë të papunë dhe nuk kërkojnë punë dhe nuk janë të disponueshëm për punësim.

Burrat përfaqësohen pothuajse në mënyrë të barabartë në tregun e punës në zonat rurale dhe urbane të vendit, ndërsa numri i grave të punësuara në zonat rurale është dukshëm më i ulët se numri i përgjithshëm i grave të punësuara (37 për qind). Si në zonën urbane ashtu edhe në atë rurale të vendit pjesa më e madhe e popullsisë së punësuar ka përfunduar arsimin e mesëm 4-vjeçar, pra 45 për qind e femrave të punësuara dhe 53 për qind e meshkujve të punësuar. “Në vitin 2021, diferenca më e theksuar është vërejtur në pjesëmarrjen e të punësuarve me arsim të lartë – mes punonjësve. Gjegjësisht, 42 për qind e femrave kanë arsim të lartë dhe e njëjta gjë vlen edhe për 28 për qind të meshkujve të punësuar”, thuhet në analizë.

Shumica e meshkujve joaktivë kanë përfunduar arsimin e mesëm 4-vjeçar, pra 39 për qind, krahasuar me 29 për qind të femrave joaktive. Gratë janë përgjithësisht më pak të përfaqësuara në punësimin formal me 41 për qind dhe në punësimin informal me 33 për qind. Nga numri i përgjithshëm i punëdhënësve në Maqedoni në vitin 2021, vetëm 19 për qind janë gra. Në mënyrë të ngjashme, 78 për qind e të vetëpunësuarve janë meshkuj ndërsa 22 për qind janë femra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.