NJË KOHË E GJATË PA PUNË DHE ANGAZHIME DËMTON SHËNDETIN

NJË KOHË E GJATË PA PUNË DHE ANGAZHIME DËMTON SHËNDETIN

Sipas një studimi të kryer ndër vite nga universiteti i Pensilvanisë dhe të botuara në revistën prestigjioze Journal of Personality and Social Psychology, që ka përfshirë rreth 35 mijë persona në SHBA, një periudhë e gjatë pa angazhime dhe punë dëmton shëndetin, ose të paktën cilësinë e të jetuarit.

Sipas përgjigjeve të intervistuarve, periudha ideale ditore e kohës së lirë nuk duhet të zgjasë më shumë se dy orë. Një periudhe më e gjatë pa punë dhe angazhime, sjell pasoja negative mbi organizmin, që shfaqet me një ndjesi pakënaqësie më të theksuar.

Sipas autores kryesore të studimit, Marissa Sharif, kjo vjen nga fakti se me një periudhë të gjatë kohe në dispozicion, njerëzit ndjejnë një mungesë produktiviteti, dhe ndihen të padobishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.