GJIDHËNIA FAKTOR MBROJTËS NGA AUTIZMI

GJIDHËNIA FAKTOR MBROJTËS NGA AUTIZMI

Autizmi i moshës fëmijërore është në rritje dhe numri i rasteve të diagnostikuara është më i larti që prej se Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në vitin 2000 ka filluar të mbledh të dhëna për këtë çrregullim. Sipas CDC-së, në vitin 2018, 1 në 44 fëmijë është diagnostikuar me çrregullimin e spektrit autistik.

Derisa në 2016, 1 në 69, kurse vitin 2000, 1 në 150 fëmijë është diagnostikuar me këtë çrregullim, shifra që tregojnë shumëfishimin e rasteve. Raporti i publikuar në revistën JAMA ka paraqitur se 1 në 30 fëmijë diagnostikohen me autizëm. Hulumtimet aktuale tregojnë që të ushqyerit e të porsalindurit – sidomos kohëzgjatja e gjidhënies – shoqërohet me çrregullimin e spektrit autistik.

Një studim i vitit 2012 ka treguar që rreziku për autizëm shtohet nëse:
– Gjidhënia fillohet vonë.
– Kolostrumi nuk i jepet foshnjes
– Herët fillohet ushqimi me formulë.

Meta-analiza e vitit 2020 ka zbuluar se gjidhënia është faktor mbrojtës nga autizmi. Me shifra specifikë, rreziku për autizëm ka rënë:

– për 58% për çdo formë të gjidhënies, në kohëzgjatje, vetëm me të apo të kombinuar
– për 76% për të ushqyer ekskluzivisht vetëm me gjidhënie
– për 54% për gjidhënie deri së paku 6 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.