RECETË PËR PATATE TË PJEKURA

RECETË PËR PATATE TË PJEKURA

Nëse i pëlqeni patatet e pjekura, përgatisni vetëm me këtë recetë duke shtuar edhe këtë përbërës. Nuk do t’i ndani nga tryeza pasi të provoni shijen e tyre të mrekullueshme.

Qëroni patatet dhe prijini përgjysmë. Hidhini në një enë së bashku me lëngun e pulës/perimeve, shafranin dhe hudhrën. Ziejini për 12 minuta.

Kullojini dhe hidhini në një enë me ujë të ftohtë. Më pas kullojini sërish dhe lërini mënjanë.

Hidhni vajin e ullirit në një tavë dhe vëreni në furrë të nxehet. Më pas shtoni në të patate, spërkatini me pak kripë dhe piper. Piqini për rreth 40 minuta dhe gjithçka është gati për ti shijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.