RECETË PËR PËRGADITJEN E AKULLORES PA QUMËSHT

RECETË PËR PËRGADITJEN E AKULLORES PA QUMËSHT

“Nice cream” është termi për akulloren me bazë bimore, ideja esë cilës është  përzierja në blender e frutave të ngrira, kryesisht banane dhe fruta të tjera, për të krijuar një masë kremoze. Kjo masë ngjason me akulloren klasike të ftohtë, por nuk ka qumësht dhe nuk përftohet nga i njëjti proces.

PËRBËRËSIT: 2 banane të copëtuara dhe të ngrira, ½ mango e copëtuar dhe e ngrirë, 1 lugë çaji turmerik, 1 majë luge piper i zi i bluar dhe disa lugë qumësht kokosi (ose qumësht tjetër bimor).

PËRGATITJA: Për të përzier përbërësit, duhet një blender ose shpërbërës ushqimor. Hedhim në blender gjithë për bërësit, përveç qumështit, derisa të bashkohen me njëri-tjetrin. Qumështin e hedhim gradualisht, nëse masa ka nevojë për pak lëng që të lidhet. Sipër mund t’i shtojmë fruta të copëtuara, arrë kokosi, fruta të thata, fara, etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.