SI TË PËRGATISNI QOFTE ME PERIME?

SI TË PËRGATISNI QOFTE ME PERIME?

Përbërësit e nevojshëm:

  • një karotë;
  • një patate;
  • aspargus;
  • një racion mish të grirë;
  • pak xhinxher;
  • vaj ulliri;
  • niseshte;
  • hudhra,
  • kripë;
  • piper.

Përgatitja:

Grijmë në kubikë shumë të vegjël karotën, pataten dhe aspargujt. Në një thexhere vendosim një litër ujë për të zier. Kur uji të ketë marrë valë shtojmë perimet dhe i lëmë të ziejnë derisa të zbuten. I heqim nga uji dhe i përziejmë mirë me kripë, piper, niseshte dhe formojmë toptha të vegjël. Topthat e vegjël, i vendosim në një enë ku të gatuhen me avull.

Ndërkohë, në një tigan nxehim pak vaj ulliri. Shtojmë xhinxher dhe hudhra të grira shumë imët. Më pas shtojmë mishin e grirë duke e trazuar me lugë druri që të skuqet.

Në një gotë me ujë tretim pak niseshte dhe e hedhim tek mishi i grirë. E lëmë të ziejë, derisa masa të trashet.

Më pas heqim perimet nga avulli, i vendosim në një pjatë e sipër tyre shtojmë mishin e përgatitur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.