INTERVISTË: VITAMINA “D”, USHQIMET VENDORE DHE ECJA, REKOMANDIM I DIETOLOGËVE PËR STINËN E DIMRIT

VITAMINA “D”, USHQIMET VENDORE DHE ECJA, REKOMANDIM I DIETOLOGËVE PËR STINËN E DIMRIT

Gjatë stinës se dimrit, përpos veshjeve të duhura, janë të rëndësishme edhe disa lloje ushqimesh që ndikojnë në menaxhimin e të ftohtit, pasi njeriu duhet qëndruar i ngroht dhe tu përshtatet ndaj ndryshimeve të motit. Ushqimi i rregullt ndikon që imunitetin ta mbaj në nivel dhe stina më e ftohtë e vitit të kalohet pa probleme. Dietologeja Valbona Kadriu për portalin AJO.MK thot se rëndësi të veçantë ka marrj e vitamins D nëpërmjet ushqimit, ndërsa rekomandon ushqim vendor dhe sezona. Për të shmangur shtimin në peshë gjatë dimrit, dietologeja Valbona Kadriu rekomandon ecjen të paktën 20 minuta në ditë.

Ajo.mk: Si ta kompenzojmë mungesën e vitaminës D gjatë dimrit?

Valbona Kadriu- Dietologe: Një ndërë mënyrat më të shëndetshme për të plotësuar nevojat e vitaminës D, është marrja e saj me anë të ushqimeve të cilat përmbajnë këtë vitaminë dhe atë në formën më të mirë metabolike për organizmin, si peshku, produktet e qumështit , këpurdhat dhe vezët.

Ajo.mk: Si të ushqehemi shëndetshëm në stinën e dimrit, kur kemi parasyshë mënyrën tradicionale të ushqimit tek ne, ku në këtë periudhë të vitit në sofrat tona janë të pranishme turshitë dhe mishi?

Valbona Kadriu- Dietologe: Duhet të mësohemi të marrim sa më shumë ushqime vendore dhe sezonale. Prezenca e turshive mundëson që ne të marrim një sasi të vitaminave dhe mineraleve sasia e të cilëve është rritur gjatë fermentimit, por duhet të konsumohen me kujdes për shkak prezencës të lartë të kripës , sidmos te personat që vuajnë nga hipertensioni si dhe te gratë shtatzane. E njejta vlen edhe për mishin pa harru të cekim këtu edhe prezencën e yndyrnave në këtë rastë.

Ajo.mk: Tani vijnë edhe festat e fundvitit dhe rritet konsumi i ëmbëlsirave, si ndikojnë ato në shendetin tonë dhe në shtimin në peshë?

Valbona Kadriu- Dietologe: Gjithmon egziston një mënyrë për të përgaditur deserte më të shëndetshme, në rastë se nuk mundemi atëher do të mundohemi që gjatë ditës të konsumojmë ushqime me aporte kalorike më të ulëta që prezenca e deserteve mos të tejkalojë nevojat në sasi shumë të madhe. Një aktivitet fizik në këtë rastë është gjithmonë i rekomandur që shpenzimi i kalorive të jetë më i lartë.

Ajo.mk: Si ta shmangim shtimin në peshë pasi mënyra e të ushqyerit në këtë stinë rrit rrezikun e fitimit të disa kilogramëve më tepër?

Valbona Kadriu- Dietologe: Gjatë dimrit shtimi i kilogramëve zakonishtë është i pashmangshëm nga njëra anë për shkak aktivitetit fizik të limituar si pasoj e temperaturave të ulëta dhe nga ana tjetër për shkak ushqimeve më kalorike. Kështu që edhe zgjidhja ideal do të ishte të ecim së paku 30 minuta në ditë si dhe të konsumojmë ushqime të cilat do të jenë të përgaditura me mënyra që nuk përdorin shumë vaj, si zierja me avull ose përgaditjet në furrë.

Ajo.mk: Cilat janë dietat më të përshtatshme për këtë periudhë të vitit sidomos për femrat, pa e dëmtuar shëndetin?

Valbona Kadriu- Dietologe: Asnjëher nuk mundë të themi se egziston “dieta magjike” e cila do të na bëjë të humbim peshën për 2-3 ditë, peshë e cila me vite është akumuluar. Parimishtë vendosja e disa rregullave të thjeshta të ushqyerit të shëndetshëm , si vendosja e orareve dhe matja e ushqimeve do të jetë një hapë i mirë drejtë humbjes së peshës dhe mirëmbajtjes së peshës ideale. Humbja e peshës para së gjithash është të bëhet përzgjedhja e duhur e ushqimeve dhe mënyra e përgaditjes dhe jo të qëndruarit uritur, 100 g patate të ziera janë 82 kcal dhe 100 patate të skuqura 350 kcal. Kështu që nëse kujdesemi se çka konsumojmë dhe si e përgaditim do të na mundësoj të humbim peshë dhe të ruajmë shëndetin në të njejtën kohë.

Intervistoi: AJO.MK

Leave a Reply

Your email address will not be published.